Gazetari i njohur: Kompania që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për 'Big Brother' kërkon ta mbyllë

Gazetari i njohur: Kompania që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për 'Big Brother' kërkon ta mbyllë

19:01, 29/03/2023
A+ Aa A-

Gazetari Artan Hoxha deklaroi në "Opinion" se kompania që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për "Big Brother" kërkon të mbyllë programin. Kjo pasi është cënuar siguria e banorëve pas sulmit të mëngjesit të së hënës.

"Sot diskutohej kompania që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për "Big Brother" kërkon të mbyllë programin se është cënuar siguria. Njeriu që dha të dhënat e para për ngjarjen ishte Qetsori. Tha: "Ky është kallashnikov dhe po qëllohen nga një makinë në ecje". Dhe ashtu ishte vërtetë. Duket vlonjati se është mësuar."- deklaroi Hoxha.

Vetë drejtuesja e këtij programi, Arbana Osmani, deklaroi se secili prej banorëve do vendosë vetë nëse do vazhdojë rrugëtimin. Duke garantuar sigurinë e plotë të tyre, Arbana tha se produksioni ka vendosur ta çojë deri në fund këtë format.

"Kemi vendosur të gjejmë forcën dhe të shkojmë në shtëpinë e miliona shqiptarëve. Sot këtë reality show t'ia dedikojmë të ndjerit dhe ta ndajmë këtë lajm edhe me banorët sepse ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tyre që është shtëpia më e sigurtë në Shqipëri. Jemi kujdesur që shtëpia të jetë e sigurt. Është detyra jonë të ndajmë me ta çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë të reflektojnë dhe të marrin një vendim nëse duan ta vazhdojnë rrugëtimin. Është një nga momentet më të vështirja ndarja e këtij lajmi, por është e domosdosshme. Shpresojmë që bashkë me ne ta çojnë deri në fund këtë rrugëtim bashkë me ne."- tha Arbana.

Kujtojmë se produksioni vendosi shtyrjen e reality-showt me një muaj, duke lajmëruar finalen në 6 maj.zetari i njohur: "Kompania që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për "Big Brother" kërkon të

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco