Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Arbri ironizon Oltën gjatë momentit kur largohet shtëpia e ‘BBV’: Do qash dhe për neve si për Amosin?

Arbri ironizon Oltën gjatë momentit kur largohet shtëpia e ‘BBV’: Do qash dhe për neve si për Amosin?

17:43, 29/03/2023
A+ Aa A-

Zhaklina Lekatari dhe Arber Hajdari surprizuan me ardhjen e tyre gjatë mbrëmjes së djeshme banorët e “Big Brother VIP”. Opinionistët qëndruan për disa çaste në shtëpi ku darkuan dhe biseduan me banorët.

Mirëpo pasi kishte ardhur momenti që dyshja të largoheshin, Arbër Hajdari ka ironizuar Oltën kur ishte te dera. Teksa po ndaheshin me opinionistët, Olta i tregoi se ka mbetur në derë shenja e saj kur qau për largimin e Amosit pasi dhe largimi i tyre dukej si moment eliminimi.

Ndërsa Arbri e pyeti nëse do bëjë të njëjtën gjë për të edhe Zhaklinën. Batutën e tij e mbajti Kristi duke i thënë se do nisë teatri.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Po bëjmë provat gjenerale se si do përcjellim të shtunën Antonetën.

Arbri: S’do qajë njeri?

Luizi: Mos u mërzitni, s’ka gja.

Olta: Duket sikur u eliminuat.

Arbri: O Zhak, mos qaj tashi…biletën e kthimit. Ne do dalim dhe unë pranoj të na qajë Olta.

Olta: Dita që qava Amosin, më ka mbetur shenja në derë.

Arbri: E kuptoj, e kuptoj. A e bën edhe njëherë tani që do dalim ne.

Kristi: Do fillojë teatri.

 

     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco