Katy Perry heq dorë nga ‘vesi’, shkak bëhet pakti me partnerin e saj

Katy Perry heq dorë nga ‘vesi’, shkak bëhet pakti me partnerin e saj

13:56, 29/03/2023
A+ Aa A-

Katy Perry ka zbuluar se ka 5 javë që është esëll e kjo vjen pas një pakti që bëri me të fejuarin e saj Orlando Bloom, për të mos konsumuar alkool. Këngëtarja dhe anëtarja e “American Idol” tha se ajo dhe aktori i “Pirates of the Caribbean” u zotuan se nuk do pinin për tre muaj.

“Unë kam qenë esëll prej pesë javësh,” tha ajo për ‘People’.

“Kam bërë një marrëveshje me partnerin tim [të fejuarin Orlando Bloom],” tha ajo e me shaka u shtir sikur po fshinte lotët.

Pasi kolegu i saj, Luke Bryan e pyeti nëse do të dorëzohej dhe do të pinte një pije, Katy tha menjëherë jo.

 “Jo! Unë nuk mund ta prish. Unë bëra një premtim. Tre muaj,” u përgjigj ajo, duke iu referuar “paktit” të saj me Bloom.

Krijuesja e hitit “Never Really Over”, filloi marrëdhënien e saj me aktorin në janar 2016. Por më shumë se një vit më vonë, në mars 2017, ata njoftuan se i dhanë fund lidhjes, për t’u ribashkuar pak kohë më pas.

Dyshja u shfaqën bashkë në tapetin e kuq në shtator të vitit 2018 dhe u fejuan në ditën e Shën Valentinit në vitin 2019. Në mars të vitit 2020, këngëtarja zbuloi se ishte shtatzënë e në muajin gusht të 2020-ës, Perry solli në jetë vajzën, Daisy Dove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco