Beniada komenton lidhjen e Kiarës me Luizin: Unë nuk do e bëja kurrë në BBV

Beniada komenton lidhjen e Kiarës me Luizin: Unë nuk do e bëja kurrë në BBV

13:37, 29/03/2023
A+ Aa A-

Beniada Nishani është modelja më e ëmbël që do mbetet gjatë në mendjet tona pasi fitoi zemrat e shumë shikuesve në edicionin e parë të “Big Brother Vip”.

E ftuar në emisonin “Wake up” në intervistën e mëngjesit të sotëm Beniada ka komentuar lidhjen e Kiarës me Luizin e cila është krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip.

Ajo shprehet se e ka parë në disa momente Kiarën e ftohtë, por kjo justifikohet pasi aty brenda krijohen siklete dhe se krijimi i një çifti para miliona syve të publikut nuk është e kollajshme, kjo është dhe arsyeja pse Beniada nuk do krijonte kurrë një lidhje brenda “Big Brother”.

“Në disa momente na kanë pëlqyer shumë, në disa e kam parë Kiarën pak më të ftohtë, po duhet të kuptojmë dhe sikletin, të rish aty brenda si çift nuk është e kollajshme, unë për shembull nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor aty brenda se ke sikletin që të shohin njerëzit, kur puthesh, je shumë e kritikuar, por mendoj që kjo lidhje do shikohet më mirë jashtë kur të dalë Luizi, por tani të shkretat ne çfarë mund të themi”, është shprehur modelja.

Modelja shoti se nuk do ishte lidhur kurrë në një reality-show sepse do të dëshironte ta mbante mend si një eksperiencë të një loje që zhvillohet aty brenda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco