Pas ngjarjes së rëndë në Top Channel, patenta zyrtare kërkon mbylljen e 'BBV'

Pas ngjarjes së rëndë në Top Channel, patenta zyrtare kërkon mbylljen e 'BBV'

09:46, 29/03/2023
A+ Aa A-

Pas sulmit me armë zjarri që ndodhi në Top Channel, e për pasojë ndërroi jetë roja i sigurisë Pal Kola, duket se nga kompania ‘mëmë’ e Big Brother ka ardhur një mesazh.

Gazetari Artan Hoxha ka bërë të ditur se kompania që ka në zotërim patentën e Big Brother ka kërkuar që ta mbyllë programin pas sulmit të bërë ndaj Top Channel.

Mbrëmjen e djeshme, ai tha se kompania e ka ndjerë që është cënuar siguria dhe e kanë kërkuar mbylljen e programit, por nuk shtoi më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.

“Sot diskutohej kompania, Endemol, që i ka dhënë ekskluzivitetin Top Channel për Big Brother.

Është cënuar siguria. Kërkon ta mbyllë. Ti e pe, njeriu që dha të dhënat e para ishte Qetsori, është nga Vlora ai. Duket vlonjati sepse është mësuar. Të ishte në Tiranë do të na kishte thënë janë fishekzjarre.

Por, të flasim për sigurinë, kemi hetuesit më të mirë në kryqytet. Nëse ne me burime të mira njerëzore nuk e zbardhim dot. Atëherë, çfarë të themi?

Unë kam qenë tek Top Channel në darkë, kam shkuar dhe në mëngjes sepse nuk bëja dot lidhjen, pse është vrarë roja. Derisa thanë ekspertët që është goditur me një plumb rikoshetë,”- thotë Hoxha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco