Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Pse Pique preferoi Clara Chia-n në vend të Shakirës?

Pse Pique preferoi Clara Chia-n në vend të Shakirës?

17:38, 27/03/2023
A+ Aa A-

Ndarja e Gerard Pique dhe Shakira ka qenë objekt spekulimesh dhe thashethemesh prej disa kohësh, por një zbulim i fundit nga një gazetë spanjolle hedh dritë mbi atë që mund të ketë shkaktuar ndarjen e tyre.

Sipas El Nacional, Pique preferon partneren e tij të re Klara Kia Marti për shkak të pikëpamjeve të saj më liberale për lidhjet e dashurisë. Ndryshe nga Shakira, e cila është më konservatore dhe e interesuar për lidhjet familjare, 22-vjecarja, siç përmendet në artikull, është më e hapur ndaj marrëdhënieve poligame.

Ky zbulim mund të shpjegojë pse Pique preferoi Kia-n, pasi ai mund të ketë qenë në kërkim të një partnereje, e cila   ndan pikëpamje të njëjta për marrëdhëniet romantike. Gazeta vijon më tej duke theksuar se lidhjet jashtëmartesore të ish-futbollistit ishin shkaku i krizës mes tij dhe Shakirës.

Edhe pse nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo jo, ndarja e çiftit dikur të dashuruar vijon të monopolizojë çdo ditë mediat e huaja të cilat kërkojnë të zbulojnë se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco