Një nga emrat më 'in' të muzikës, këngëtarja shqiptare shpreh dëshirën për një bashkëpunim me Luizin

Një nga emrat më 'in' të muzikës, këngëtarja shqiptare shpreh dëshirën për një bashkëpunim me Luizin

15:13, 27/03/2023
A+ Aa A-

Është pak por e sigurt që Luiz Ejlli ka rrëmbyer zemrat e një publiku shumë të gjerë. Pjesë e këtij publiku janë edhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët e kanë mbështetur publikisht artistin nga Shkodra.

Së fundmi, Xhensila Myrtezaj në një intervistë nuk e ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me Luizin.

Artistja shtoi se së bashku me partnerin e saj, Bes Kallakun, janë në mbështetje të banorit të “Big Brother VIP Albania” .

“Ta marrim kështu, super këngëtar është, ka një karrierë të mëparshme goxha të mirëfilltë, fitues i ‘Etheve të së Premtes’ pak a shumë kemi një rrugëtim të njëjtë edhe pse unë nuk i fitova ‘Ethet’, pjesëmarrës në Eurovision, këngë shumë të suksesshme kështu që pse jo, po të jetë një këngë e duhur”, u shpreh Xhensila.

Jo vetëm kaq, pas kësaj eksperience dhe famës që ka fituar Myrtezaj theksoi se artisti shkodran do të ketë shumë oferta nga kolegët e tjerë të estradës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco