Sekreti më intim i Clara-s, pse Pique la Shakirën për të

Sekreti më intim i Clara-s, pse Pique la Shakirën për të

14:01, 27/03/2023
A+ Aa A-

Teoritë mbi atë që shkaktoi ndarjen e Shakira-s dhe Gerard Pique-s janë të pafundme dhe ne nuk mund ta dimë kurrë se çfarë e pengoi një pajtim të mundshëm. Por ka një të dhënë të re për atë që ka ndodhur me ta dhe gjithçka tregon se Pique ka preferuar Clara Chia-n për shkak të një situate të veçantë, sekret që doli në dritë.

Gazeta katalanase El Nacional ishte ajo që publikoi informacionin dhe këtë e bën në një shënim të botuar me titullin “Sekreti më intim i Clara Chia! Pse Pique la Shakirën “.

Sipas botimit, një nga sekretet e ruajtura më së miri të të dashurës së Piques dhe pse ish-futbollisti mund ta ketë preferuar atë është sepse Clara preferon marrëdhëniet jo monogame dhe Gerard Pique-s i pëlqente kjo.

“Shakira është një person më konservator se Clara dhe dëshiron të ketë gjithçka nën kontroll. Një nga shkaqet e krizës mes tyre ishin lidhjet jashtëmartesore të Pique, të njohura në jetën e natës së Barcelonës”, shkruan gazeta.

Dhe ndryshe nga këngëtarja, “Clara është një ndjekëse besnike e një llogarie në Instagram të quajtur The Poly Spot që përhap përfitimet e poligamisë, të marrëdhënieve poliamoroze, të çifteve që lejojnë anëtarët e tyre të kenë marrëdhënie të tjera dashurie”

Kështu, sipas botimit, Pique ka preferuar një vajzë me ide më liberale që ai “të jetë në gjendje të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, por pa lënduar askënd”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco