'Se luan as topi'/ E bindur, Ermiona Lekbello: Ky është fituesi i ‘BBV’

'Se luan as topi'/ E bindur, Ermiona Lekbello: Ky është fituesi i ‘BBV’

10:40, 27/03/2023
A+ Aa A-

U bënë më shumë se 1 muaj që Ermiona Lekbello u përjashtua nga ‘Big Brother VIP Albania’ e që nga ajo kohë, nuk është shkëputur nga reality show. Pavarësisht se u bënë goxha ditë, Ermiona vijon të mbajë të njëjtin mendim për banorët, e sidomos për Luizin. Ajo i mëshon fort idesë se Luizi është fituesi i këtij edicioni.

Ermiona e ka shoqëruar këtë mendim me një video nga momenti kur përqafon Luizin kur sapo del nga shtëpia. Ajo shkruan se publiku e ka vendosur e se nuk e ndryshon dot njeri.

‘Ky është fituesi dhe pikë kur publiku vendos se luan as topi’.

Image

Më pas, në një video tjetër të postuar po në instastory, ajo shprehet se me Luizin i ka shkuar muhabeti që në fillim, pa e ditur se publiku e donte atë.

‘Për mua Luizi është fitues, me atë më hëngri muhabeti, ai mi thoshte gjërat sy në sy, prapaskenat e teatrat e kukullave, e ato që dalin jashtë e flasin.. duhet të jesh i vërtetë. Për mua Luizi fiton, se atë e do publiku, that’s it’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco