Kiara tregon se çfarë bisedoi me Efin pasi doli nga Big Brother

Kiara tregon se çfarë bisedoi me Efin pasi doli nga Big Brother

09:22, 27/03/2023
A+ Aa A-

U duk se pati një krisje mes miqësinë së Kiarës dhe Efit pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo e fundit i jepte të drejtë Luizit për situatën e bujshme të krijuar te lavamani.

Kiara dëgjoi Efin t’i kundërvihej asaj për reagimin e “dhunës” së ushtruar nga Luizi.

Moderatorja u shpreh se nuk priste të lexonte kaq shumë negativitet e sidomos nga Efi, fjalët e së cilës e prekën më shumë.

 

Kiara u eliminua dy ditë më parë dhe personi i parë me të cilin komunikoi dhe bëri një foto ishte pikërisht Efi.

E ftuar ditën e djeshme në “Fan Club”, Kiara tha se “nuk ka diçka për të sqaruar” me ish-konkurrenten e “Për’puthen” dhe se marrëdhënia e tyre do vijojë.

 

“Po flisnim në përgjithësi, folëm shumë pak, po më tregonte si ishte pritur jashtë.

Nuk patëm mundësi të flisnim gjatë, por nuk ka gjë për të sqaruar.

Sigurisht që marrëdhënia jonë e mire do vazhdojë”– tha Kiara.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco