'Harry Potter' do të bëhet baba për herë të parë

'Harry Potter' do të bëhet baba për herë të parë

12:09, 26/03/2023
A+ Aa A-

Daniel Radcliffe po pret një 'mini Harry Potter' me partneren e tij Erin Darke.

Aktori i Harry Potter, 33 vjeç dhe Erin, 38, të cilët kanë qenë së bashku për një dekadë, do të bëhen prindër këtë vit.

Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë një zëdhënës i aktorit.

Dhe një burim pranë çiftit zbuloi: “Danieli dhe Erin nuk mund të ishin më të lumtur se kaq për këtë pritje të ëmbël. Ata janë absolutisht të emocionuar dhe mezi presin të bëhen një familje prej tre anëtarësh."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco