Lorenci zbulon lidhjen me Keisin jashtë shtëpisë së BBV. Sabiani reagon i revoltuar: ‘Bespremat’ duan të marrin vëmendje prej teje...

Lorenci zbulon lidhjen me Keisin jashtë shtëpisë së BBV. Sabiani reagon i revoltuar: ‘Bespremat’ duan të marrin vëmendje prej teje...

09:47, 26/03/2023
A+ Aa A-

Lorenci dhe Keisi kanë pranuar për herë të parë në Big Brother Vip Albania se ka pasur një romancë me tyre.

Ka qenë këngëtari i pyetur në dhomën e rrëfimit, ai që ka treguar këtë detaj nga jeta e tyre. Por pavarësisht se kishte kërkuar që ajo gjë të mos transmetohej, Vëllai i Madh vendosi ta ndajë dje edhe me banorët e tjerë.

Shkak duket se është bërë fakti se Lorenci prej ditësh është përfshirë në debate me Kristin dhe vazhdimisht këto ditë është aluduar se shkaku i ndarjes së Keisit nga Kristi ka qenë pikërisht hyrja e Lorencit.

Keisi e hodhi poshtë këtë gjë, por u shpreh mjaft e prekur nga deklarata e Lorencit në dhomën e rrëfimit  për raportin mes tyre.

Nga ana tjetër e gjithë kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e Sabianit i cili është treguar i ashpër me Lorencin ndërsa kërkon nga e bija që ajo të dalë nga jashtë shtëpisë.

“Princesha babos, jashtë nga ajo shtëpi se bespremat duan të marrin vëmendje prej teje  kësaj radhe. Nuk futem më aty të pres jashtë të tërheq veshin. Gjithsesi je gjëja më e shtrenjtë e babos”, shkruan Sabiani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco