Zbulo nëse je ose jo në një martesë të palumtur

Zbulo nëse je ose jo në një martesë të palumtur

20:25, 25/03/2023
A+ Aa A-

Martesat e palumtura janë mjaft të zakonshme, thotë Marni Feuerman, PsyD, një terapiste martese dhe autore e Ghosted and Breadcrumbed: Stop Falling for Unavailable Men and Get Smart About Healthy Relationships.

Në shumë raste, shpjegon Feuerman, martesat vuajnë nga çështje komunikimi që njëri partner i njeh dhe tjetri refuzon t'i pranojë. Kjo mund të ndodhë sepse qëllimet e jetës së një personi kanë ndryshuar, ose ata mendojnë se shqetësimet e tyre nuk merren kurrë seriozisht.

Por, të gjesh veten në një martesë të palumtur nuk do të thotë se duhet të jetë fundi. Nëse të dy njerëzit janë të gatshëm të flasin dhe të punojnë për marrëdhënien e tyre, mund të ketë shpresë.

Cilido qoftë rezultati, duke identifikuar tensionet në martesën tuaj, do të keni një mundësi për të gjetur lumturinë me bashkëshortin ose me veten.

Pjesa e ndërlikuar është të kuptoni nëse thjesht po kaloni një problem të vështirë martesor, ose nëse jeni në të vërtetë në një martesë të palumtur. Për fat të mirë, këto janë 14 shenjat sipas ekspertëve për t'ju ndihmuar të kuptoni këtë

1. Jeta juaj seksuale ka ndryshuar. S’bëni më seks si dikur.

2. E gjeni veten duke fantazuar shpesh për divorcin.

3. Ju duken të parëndësishme shqetësimet e partnerit/es

4. Ndiheni vetëm gjithë kohës!

5. Nuk kënaqeni më me njeri tjetrin.

6. Ata nuk janë më njeriu juaj më i besuar

7. Ndiheni i/e neglizhuar

8. Njëri prej jush ka tradhtuar

9. Mbani sekrete

10. Nuk ziheni më...

11. E ndjeni të pamundur të përfshiheni në gjërat e tij/saj

12. Nuk shihni se ka një problem edhe kur vërtet KA

13. Jeni gjithnjë e më të interesuar për njerëz të tjerë

14. Axhendat tuaja janë gjithmonë të ndryshme

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco