Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Luftë reperash/ Ia kalon me ndjekës në 'Instagram', Noizy thumbon Mozzik

Luftë reperash/ Ia kalon me ndjekës në 'Instagram', Noizy thumbon Mozzik

10:31, 25/03/2023
A+ Aa A-

Mozzik është bërë reperi i parë shqiptar që ka arritur 2.1 milion followers në Instagram dhe “urimin” e parë e ka marrë nga Noizy.

Me anë të disa videove (që më pas u fshinë nga profili i tij në Ig) Noizy e ka akuzuar Mozzik se ka blerë followers. Në rrjedhën e kësaj ai ka “këshilluar” edhe artistët e rinj të ndjekin shembullin e Mozzik, të mos harxhojnë lekë në këngë dhe videoklipe, por të blejnë ndjekës.

Konflikti midis Noizyt dhe Mozzik starton që më herët. Nga shokë për kokë, miqësia e tyre u kris vetëm pak muaj pasi sollën duetin e suksesshëm “Bonjour Madame”.

Kjo përçarje u përfol se u zmadhua pas duetit të Noizyt me Loredanën “Heart attack” verën e kaluar.

Megjithatë, Noizy nga ana e tij sqaroi se arsyeja e prishjes së miqësisë ka të bëjë me biznes dhe moskorrektësi nga ana e Mozzik dhe se nuk kishte të bënte aspak me Loredanën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco