Kamera e fshehtë - Lorenc Hasrama në kurthin e 'Piranjave', nga takimi i punës në komisariat

21:01, 24/03/2023
A+ Aa A-

Lorenc Hasrama është personazhi i radhës, i cili ka rënë pre e kamerës gazmore të “Piranjave”.

Këngëtari i baladave të dashurisë, i qindra eventeve muzikore brenda dhe jashtë vendit, së fundmi edhe konkurrent i “Big Brother Vip” është përfshirë në një situatë, në të cilën luhet emri dhe karriera e tij.

24-vjeçari, i cili deri më sot ka thyer vetëm zemra vajzash me këngët e tij, duket se ka thyer edhe ligjin.

Shkak i këtij telashi të Hasramës është bërë një vajzë e quajtur Dorela dhe e shkuara e saj e errët. Të dy janë njohur më herët nga disa miq të përbashkët. Për këtë arsye, ajo i kërkon ndihmë Hasramës, për t’u bërë këngëtare.

Por Dorela, përveç emrit me tri nota muzikore, s’ka asnjë lidhje me muzikën. Sikur të mos mjaftonte mungesa e talentit, mikesha e këngëtarit akuzohet për vjedhje nga personazhe të tjerë të kësaj historie.

Në piceri mbërrin edhe një përfaqësues i ligjit, i cili i komunikon Lorencit se do ta çojë në rajonin e policisë.

Madje, shefi i bluve arrin në pikën sa akuzon direkt këngëtarin.

Ky i fundit, i ndodhur nën presion jep alibi të ndryshme, se ku ka qenë kur ndodhi vjedhja.

I acaruar nga e gjithë kjo histori, Lorenci kërkon ndihmën e shokëve, por në ato çaste vajza ia zgjat vuajtjen duke pranuar vjedhjen.

Ky është momenti që “Piranjat” e njoftojnë se bëhet fjalë për një shaka miqësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco