Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i japin ‘hapësirë’ njëri-tjetrit, dyshja lë pezull planet e dasmës

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly i japin ‘hapësirë’ njëri-tjetrit, dyshja lë pezull planet e dasmës

12:27, 23/03/2023
A+ Aa A-

Pas raportimeve të fundit se marrëdhënia e tyre ishte në krizë, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly thuhet se kanë vendosur të bëjnë një pauzë duke i lënë hapësirë njëri-tjetrit.

Aktorja nisi romancën me këngëtarin që nga viti 2020 por së fundmi kanë pasur disa momente jo shumë të mira.

Në vitin 2022, reperi i propozoi dhe Megan Fox e cila tha ‘Po’. Ata janë fejuar që atëherë, por mund të mos e çojnë lidhjen e tyre në një tjetër hap të rëndësshëm.

Burime për Page Six ishin ata që konfirmuan se Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë aktualisht larg njëri-tjetrit.

Image

Page Six pretendon se ky burim është një burim i brendshëm që kalon kohë me të dy rregullisht, kështu që ata e dinë se çfarë po ndodh tani. Ata thanë: “Romanca e tyre është bërë shumë e paqëndrueshme. Ata janë aktualisht jashtë, por ende i dërgojnë mesazhe njëri-tjetrit.”

Kjo ndodh menjëherë pasi vetë Fox duhej të dilte dhe të mohonte thashethemet se Machine Gun Kelly e tradhtoi atë me bateristen e tij.

 Ajo menjëherë bëri një deklaratë publike në mënyrë që të mbante të paprekur reputacionin e bateristes Sophie Lloyd . 

Megan Fox mori pjesë e vetme në festën e Oscars Vanity Fair .
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco