Olta ka folur me bashkëshortin e saj? Aktorja habit me deklaratën: 'I thashë Dorit që të vij'

Olta ka folur me bashkëshortin e saj? Aktorja habit me deklaratën: 'I thashë Dorit që të vij'

11:16, 23/03/2023
A+ Aa A-

Nominimi ‘kokë më kokë’ mes Olta Gixharit dhe Kiara Titos këtë javë ka shkaktuar shumë tension mes banoreve në shtëpi.

Teksa të gjithë aludojnë se kush mund ta lërë shtëpinë e famshme, Olta ka shprehur gjithashtu pasiguritë e saj nëse do fitoj apo jo mes këtij nominimi.

Në rrjet po qarkullon një video e aktores ku është duke biseduar me Dea Michele të cilës i thotë se ka folur më bashkëshortin e saj Dorin.

Olta u shpreh se i ka thënë partnerit të saj që çfarëdolloj gjëje që të ndodhë në spektaklin e së shtunës ai të gjendet pranë saj.

Nuk dihet nëse aktorja ka komunikuar realisht me partnerin e saj apo ishte një mesazh drejtuar atij.

 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco