Fituesi i BB kanadez ka një mesazh për publikun: Shpëtoni Kiarën/ VIDEO

10:44, 23/03/2023
A+ Aa A-

Fituesi i edicionit të 10-të të Big Brother në Kanada, para disa ditësh postoi një video në profilin e tij zyrtar të Instagramit ku tregoi hapur mbështetjen për Luiz Ejllin.

"Përshëndetje nga Kanadaja të gjithë ndjekësve të mi të rinj. Faleminderit shumë Shqipëri, të dua. Luiz, të dua”, ishin fjalët e tij.

Videoja u publikua në profilin e tij menjëherë pasi në shtëpinë e Big Brother, Luizi tregoi se para se të bëhej pjesë e formatit, ka ndjekur 'BB Kanada' duke marrë disa strategji nga konkurrenti, i cili në fund u shpall edhe fitues.

Si duket, mbështetja e këtij të fundit shkon jo vetëm për Luzin, por edhe Kiarën.

Javën e kaluar, publiku çoi në nomimin kokë më kokë moderatoren së bashku me Oltën. Pas nominimit, Luizi tha se nëse Kiara do të dalë jashtë shtëpisë nga votat e publikut, atëherë edhe ai do të linte garën.

Në një video të publikuar në Tik-Tok, fituesi i BB Kanada ka bërë thirrje që të gjithëve të votojnë moderatoren dhe qëndrimin e saj në shtëpi.

Deklarata e plotë:

“Kam parë një episod të BBVA dhe unë nuk flas shqip. Por ja një përshkrim i imi. Në një panel televiziv, moderatori i tregonte videoklipe të ftuarve dhe komentonin dhe analizonin ngjarjet. Unë nuk di shqip, por lexoj gjuhën e trupit. Dhe m'u krijua një ndjesi se në disa klipe, Kiara kishte bërë diçka të keqe. Nuk e di se çfarë të keqe kishte bërë, apo arsyen pse ata donin ta nxirrnin të keqe, por ajo ka dalë në nominim me Oltën. Ajo që unë kuptoj është që Olta është kundërshtarja më e madhe e Luizit, kurse Kiara është e dashura e tij. Dhe Luizi thotë që do të iki, nëse Kiara Largohet nga votat e publikut. Pra, për Kiarën ne duhet të votojmë që të shpëtojmë atë. Sepse duam që Luizi të rrijë. Ndoshta është strategji dhe ai po kurdis diçka, mbetet për t'u parë sepse Luizi do e zbulojë. Forca Luiz".

Klea Sula/ syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco