Vuan nga demenca, shefi i Porsche divorcohet nga bashkëshortja e tij

Vuan nga demenca, shefi i Porsche divorcohet nga bashkëshortja e tij

10:37, 23/03/2023
A+ Aa A-

Miliarderi dhe anëtar i familjes Porsche, Wolfgang Porsche  po divorcohet nga partnerja e tij prej 16 vitesh, e cila vuan nga demenca.

Burime pranë çiftit thanë se 79-vjeçari  e ka të vështirë të jetojë me gruan e tij 74-vjeçare për shkak të ndryshimeve në sjelljen e saj që kur ajo u diagnostikua me demencë.

Klaudia ka katër persona që kujdesen për të gjatë gjithë kohës pasi ajo vuan nga sëmundja për dy vitet e fundit.

Sipas raportimeve, Claudia nuk ka qenë në gjendje të kujdeset për veten prej muajsh dhe gjendja e saj mendore ka pësuar një rënie të shpejtë.

Wolfgang dhe Claudia janë bashkë që nga viti 2007 dhe u martuan në vitin 2019.

Familja Porsche vlen 20 miliardë euro.

Mediat gjermane raportojnë se Wolfgang muajt e fundit është afruar më shumë me të dashurën e tij prej 25 vitesh, 59-vjeçaren Gabriela Prinzessin zu Leiningen.

Kush është Wolfgang Porsche

Wolfgang Porsche është një aksioner gjermano-austriak dhe kryetar i bordit mbikëqyrës të Porsche Automobil Holding SE, si dhe Porsche AG.

Ekzekutivi i lindur në Shtutgart është djali më i vogël i ish-dizajnerit dhe CEO i Porsche AG Ferdinand "Ferry" Porsche dhe Dorothea Reitz.

Gjyshi i tij ishte Ferdinand Porsche, themeluesi i Porsche AG. 

Vëllai i tij më i madh është Ferdinand Butzi Porsche, i cili projektoi Porsche 911 të parë. 

Porsche jeton në Zell am See, në Austri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco