Shakira duke qarë, Pique aspak i penduar: Jam shumë i lumtur

Shakira duke qarë, Pique aspak i penduar: Jam shumë i lumtur

10:15, 23/03/2023
A+ Aa A-

Duket se ndarjen e tyre më keq po e përjeton Shakira sesa Pique. Këngëtarja kolumbiane është parë duke qarë pak ditë më parë në një dyqan në New York ndërsa Pique nga ana tjetër duke i lumtur me lidhjen e tij të re.

Të paktën kështu ka deklaruar në një intervistë të fundit. Në këtë dalje të tij, ai nuk ka shprehur asnjë pendim për veprimin e tij.

Pique ka thënë hapur se nuk do njeri tjetër përveç atyre që e duan dhe e njohin. Ai ka shprehur se është i qartë dhe ka bërë në çdo moment atë gjë që ka dëshiruar.

“Ditën që të vdes, do të shikoj pas meje dhe shpresoj të kem bërë gjithçka që doja. Dua të jem i vërtetë me veten time. Nuk do të shpenzoj para për të pastruar imazhin tim. Njerëzit për të cilët shqetësohem dhe i dua janë ata që më njohin. Nuk më intereson pjesa tjetër. Unë e kanalizoj energjinë time për të qenë me njerëzit e mi dhe për t’u dhënë atyre atë që kam. Jam shume i lumtur. Ka pasur ndryshime në jetën time dhe unë kam ditur se si ta ruaj lumturinë time”, tha Pique.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco