Në film apo emision? Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëhen bashkë në një projekt

Në film apo emision? Bora Zemani dhe Donald Veshaj bëhen bashkë në një projekt

18:31, 22/03/2023
A+ Aa A-

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë më shumë se 1 vit që vijojnë të jetojnë dashurinë e tyre përballë njerëzve e nuk hezitojnë që ta tregojnë në rrjetet sociale. Tashmë që dyshja është e hapur dhe e pranon, ndjekësit duan ti shohin bashkë edhe në ekran.

Dhe duket se dëshira do u plotësohet së shpejti. Të paktën kështu ka lënë të kuptohet nga Bora. Kjo e fundit ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram dhe mes të tjerash është pyetur nëse ka një projekt me të.

Duke mos u përgjigjur, Bora ka etiketuar Donaldin të cilin e pyet: “Kemi projekt bashkë?”, dhe aktori është përgjigjur “Po”.

Image

Kaq ka mjaftuar që të na zgjohet kurioziteti jonë. Mos bëhet fjalë për ndonjë emision apo diçka tjetër? Në fakt prej muajsh ata përfliten se do jenë në një film bashkë, por nuk ka ende asnjë konfirmim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco