Këta janë 3 finalistët e 'Big Brother VIP' sipas Arbër Hajdarit

Këta janë 3 finalistët e 'Big Brother VIP' sipas Arbër Hajdarit

18:29, 22/03/2023
A+ Aa A-

Sipas Arbër Hajdarit 3 nga banorët që mund të jenë finalistët "Big Brother VIP" janë Luizi, Olta dhe Qetsori.

"Atëherë po them që mendoj që është pa diskutim Luizi i pari, e dyta Olta dhe së treti po them Qetsori. Po them Qetsori në këtë fazë të lojës që jemi, por aty gjërat ecin shumë shpejt, aty situatat shkojnë shumë shpejt. Qetsori sot është mirë, po mundohet të bëjë lojë, javës që vjen mund të bëjë një budallallëk dhe mund të humbë çdo gjë që ka krijuar deri më tani, e njëjta gjë vlen edhe për banorët e tjerë. Po të jap tre emra, por do doja të kisha dhënë 2."- tha ai sot në "WakeUp".

I pyetur se përse e la Kiarën jashtë, Arbëri tha: "Tani unë po flas për të fituar Big Brother. Tani Kiara ka hyrë për të fituar dashurinë. Dashurinë është duke e fituar. Në fakt ka nja një javë e gjysmë që ka filluar dhe të luajë, normalisht ka marrë informacion dhe ka parë Big Love. Ka parë komentet që 99% janë për Luizin dhe kur ka ndonjë koment Kiara edhe aty është Luizi."

Ndërkohë në lidhje me "premtimin" e Luizit se do të dalë nga shtëpia nëse del Kiara, Hajdari u shpreh:

“E prisja, e kam thënë edhe në program që e prisja. Deklarata e Luizit, Luizi është një njeri që i ka ndërruar deklaratat shumë shpesh deri më tani, mendoj që sërish do e ndërrojë deklaratën. Nuk jam dakort me deklaratat ekstreme për shkak se unë mendoj që Luizi duhet ta shikonte këtë nominim ndoshta si një shenjë për të parë se si e sheh publiku jashtë, raportin e Kiarës dhe Luizit. Nga krahu tjetër Luizi është po i njëjti njeri i cili para dy javësh theksonte se gjëja më e rëndësishme për të ishte loja dhe madje duke ia thënë dhe duke ia përsëritur edhe Kiarës për të disatën herë që unë të dua shumë, por t’i nuk e fiton, por e fitoj unë. Unë mendoj që është kujtuar vonë për të bërë këtë fushatën që mendoj që edhe ajo e djeshma, deklarata e tij ishte më shumë fushatë, por nga krahu tjetër është një lloj imponimi për mbështetësit e tij të cilët i orienton për të votuar”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco