Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri për herë të parë bashkë pas 'Big Brother VIP 1'. Çfarë po kurdisin?

Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri për herë të parë bashkë pas 'Big Brother VIP 1'. Çfarë po kurdisin?

17:51, 22/03/2023
A+ Aa A-

Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri ishin dy banorët më të komentuar dhe qendra e "Big Brother VIP 1". Ata u vlerësuan shumë për mënyrën se si e ndërtuan rivalitetin e tyre me debate të forta, pa kaluar limitet, duke dhuruar spektakël dhe sigurisht duke u treguar miq të mirë dhe duke ulur armët kur u jepej mundësia.

Kjo bëri që shumë fansa të mendonin se mes tyre do kishte një miqësi pas mbarimit të formatit. Por, e kundërta ndodhi. Ata jo vetëm që nuk u shfaqën bashkë, por Iliri e ka thumbuar disa herë Donaldin, madje ka thënë edhe se ka refuzuar ftesën për të qenë në emisionin e tij.

E për habinë e të gjithëve, ata janë filmuar sot bashkë në Tiranë. Në një video që po qarkullon në rrjet dyshja shihen duke kaluar rrugën të përqafuar teksa mbajnë dy pelerina të kuqe.

Duket se po xhirojnë diçka dhe i vetmi hamendësim është se Iliri më në fund ka pranuar ftesën për të qenë në "Më lër të flas" që nis së shpejti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco