KAFE SHQETO/ Sfidat e të jetuarit me Sindromën Down, Juka: Mungesa e veprimtarive nga shteti në 21 Mars

13:12, 22/03/2023
A+ Aa A-

Menaxherja e projektve për Fondacionin e Fëmijëve me Sindromën Down, Mirela Juka teksa ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto’ ka treguar se ditën e djeshme e cila ishte dhe dita ndërkombëtare e Fëmijëve me Sindromën Doën nuk pati aktivitete nga shteti.

Fakt ky i cili vihet re nga të gjithë ne, pasi nga intervistat e dhënë mjaft prindër janë shprehur se ndihen të trishtuar se përse nuk merren hap të tillë, bashkëveprues edhe me pjesën tjetër të shoqërisë.

Deklarata e plotë:

Ola: Dje ka qenë Dita Botërore e Fëmijëve me Sindromën Down, por nga ana tjetër nuk pati asnjë aktivitet të organizuar? A është dhënë vëmendja e duhur këtyre fëmijve të prekur nga kjo sindromë?

Mirela Juka: “Pati disa aktivitete, ku ne ishim pjesmarrës. Ishte një shenjë pozitive dhe u ndjemë të vlerësuar edhe pse ishte një hap i vogel. Ne si orgnizatë kemi mbuluar pjesën e fushatës të ‘çorapëve shumëngjyrëshe’, nuk e di nëse keni dëgjuar, por vajti me sukses.

E gjithë kjo u bë për tu dhënë rëndësi këtyre fëmijëve në këtë ditë, ndërkohë që për aktivitete shtetërore nuk mund të komentoj më shumë pasi vetëm këtë ftesën kishim për këtë aktivitet dhe për të tjerat mund të themi që ka mungesa".

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco