KAFE SHQETO/ Fjorentina Halili: Kur dola nga ‘Big Brother’ nuk isha normale

12:05, 22/03/2023
A+ Aa A-

 

Ish-banorja e 'Big Brother' Fjorentina Halili dhe psikologia klinike Entela Isufi dhe ishin të ftuarat në pjesën e fundit të ‘Kafe Shqeto’ ku kanë komentuar reality-shown më të ndjekur në vend, Big Brother Vip i cili duket se është rikthyer në një mani e përhumbjes kolektive duke ndikuar drejpërsëdrejti në pikozën e njerëzve.

Si pjesë e këtij formati disa vite më parë, Fjorentina ka rrëfyer se pas daljes nga programi nuk ‘ishte rënduar nga gjendja psikologjike'.

Pjesë nga deklarata e saj:

Fjorentina Halili : "Atje kishe shumë presion do të thuash se çfarë, ti në një moment të caktuar thoja: Kush do të më godasë tani nga mbrapa. Normalisht kjo është një lojë dhe mendon me veten kush do të dalë i pari, kush do të më godasë dhe rrije u bëje me paranoja. Mendoje gjithë kohën, çfarë kam thënë gabim, mos kam bërë një gjest të gabuar e dikush do ma përdori këtë gjë.

Domethënë, në çdo moment unë ruaja veten më saktë, e njëjta gjë vlen edhe për ata të tjerët atje. Kur kam dalë jashtë pastaj ka qenë kjo pjesa e publikut se kujt i kisha pëlqyer dhe kujt jo, do të jepja llogari tek të gjithë.

Unë jam bullizuar në një mënyrë të tmerrshme kur kam dalë nga Big Brother-i, sepse unë jam ajo vajza që kisha një djalë shumë të bukur në krahë që nuk e meritoja, ai duhet të kishte një Mis dhe më thonin:" Ai nuk është për ty, ti je e shëmtuar. Më është dashur që ta vuaj e ta përjetoj shumë keq e filloja mendoja me veten që mirë, po kaq e shëmtuar jam unë dhe e vuaja me veten time".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco