Kërkoi falje për batutën rreth fëmijëve jetimë, Ronela Hajati ka një mesazh për Dea Mishel

Kërkoi falje për batutën rreth fëmijëve jetimë, Ronela Hajati ka një mesazh për Dea Mishel

17:41, 21/03/2023
A+ Aa A-

Me siguri ju kujtohet videoja e Dea Mishel në verën e vitit të kaluar që bëri namin në rrjet. Duke dashur të bënte humor, ajo tejkaloi kufijtë e shakasë duke thënë:

“Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.” Kjo asokohe u prit shumë keq nga publiku dhe solli shumë kritika.

Duke shfrytëzuar vëmendjen e "Big Brother VIP" dje, Dea i mblodhi të gjithë banorët rreth vetes e mes lotësh foli mbi arsyen përse e bëri batutën dhe si u prit në publik. Dea tha se kërkimi i faljes për këtë episod ka qenë një nga arsyet edhe pse ka hyrë në “BBVIP” dhe ia ka arritur tani.

Kërkimi i faljes nga ana e saj ka shkaktuar reagime të ndryshme. Por, këngëtarja e njohur, Ronela Hajati o ka dalë në mbështetje në mediat sociale duke shkruar se e ka shumë xhan Dean, e se jo të gjithë ia njohin zemrën.

“Të kam shumë xhan, jo çdo kush ta njeh zemrën e të gjykojnë më shpejt nga fjala. Ama ka pafund që kanë zemër të zezë e gojë të ëmbël. Kjo s’je ti”-shkruan Ronela.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco