Përplasje në distancë, çfarë ndodhi mes Blendi Salajt dhe Arjan Konomit?

Përplasje në distancë, çfarë ndodhi mes Blendi Salajt dhe Arjan Konomit?

17:23, 21/03/2023
A+ Aa A-

Ditët e fundit ka pasur një përplasje në distancë mes Blendi Salajt dhe Arjan Konomit. E shkak është bërë roli i opinionistit në "Big Brother".

E gjitha filloi pasi Arjani kritikoi Zhaklinën duke u quajtur "pseudo-opinioniste" mes të tjerash, teksa mori përgjigje edhe nga Zhaku.

Teksa komentonte përplasjen e tyre, Blendi u shpreh për Arjanin se e ka ëndërr të jetë opinionist në “Big Brother VIP”.

E këto fjalë nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Arjani, i cili ka postuar një video ku tregon arsyen përse nuk e ka pranuar pozicionin e opinionistit, si dhe i kundërpërgjigjet Blendit.

“Ky tipi ka qenë opinionist disa vite pas meje dhe pasi e çoi grop, më rrithirën edhe një herë mua për të qenë opinionist”, tha Arjani ndër të tjera.

Gjithashtu ai tregoi se në startimet e BBV, ka marrë ftesën për të qenë në rolin e opinionistit, mirëpo e ka refuzuar pasi paga që merr në “Për’puthen” është shumë herë më e lartë se ajo e BBV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco