Çfarë fshihet pas GoFundMe të hapur në emër të Luizit? Kunati shuan pikëpyetjet

Çfarë fshihet pas GoFundMe të hapur në emër të Luizit? Kunati shuan pikëpyetjet

14:34, 21/03/2023
A+ Aa A-

Pas takimit me Luizin në “BBV” “Prime-n” e kaluar të shtunën, kunati i tij njoftoi në rrjetet sociale se kishte hapur një llogari GoFundMe në emër të banorit të “Big Brother Vip”.

Sipas Sokol Tahirit kjo lëvizje kishte ardhur pas insistimit të madh të fansave të Luizit për të kontribuar në vlera monetare për të.

Së fundmi kunati i Luizit, ka folur për herë të parë lidhur me GoFundMe që hapën në emër të tij.

Në një intervistë për “WakeUp” ai përsëriti edhe njëherë se vendosën të hapin një llogari të tillë sepse ishte dëshira e fansave të dhuronin por jo se Luizi ka nevojë për ndihmë financiare.

“E shikoj mëse të nevojshme dhe të domosdosshme për ta sqaruar. E para, është kërkuar nga fansat në SHBA dhe jashtë Shqipërisë shumë kohë më përpara. Nuk është kërkuar kategorikisht nga familja as për arsye ekonomike as për ndonjë arsye tjetër. Është thjesht kërkesë e fansave të tij. Disa media po e keqpërdorin këtë dëshirë të fansave të tij për të kontribuar me vullnetin e tyre të lirë. GoFundMe nuk është as për arsye shëndetësore, as për fatkeqësi, thjesht në Amerikë është një nga llogaritë më transparente, me emër, mbiemër dhe plotësisht e kontrolluar. Duke parë kërkesat e mëdha menduam se 250 mijë dollarë është e duhura. Përderisa GoFundMe për ta hapur ka numra vendosëm këtë shifër.”-tha ai.

Sokoli ndër të tjera shtoi se: “Këto para i menaxhon e motra, nuk është hapur nga unë. Është hapur nga nëna dhe motra e tij. Dhe kontrollohet deri kur të dalë ai. Pasi të dalë Luizi nga BBVA, është vullneti i tij se çfarë do të bëjë me ato. Në emër të Luizit po abuzojnë shumë njerëz, edhe janë hapur shumë fondacione dhe gjëra të tilla të ngjashme, i vetmi i hapur nga ne është në Instagramin e Luizit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco