Tri burra shpallen fajtorë për vrasjen e reperit XXX Tentacion në 2018

Tri burra shpallen fajtorë për vrasjen e reperit XXX Tentacion në 2018

13:46, 21/03/2023
A+ Aa A-

Tri burra janë shpallur fajtorë për vrasjen e reperit 20-vjeçar XXX Tentacion në vitin 2018, gjatë një prite dhe grabitjeje jashtë një dyqani motoçikletash në Florida të Jugut.

Michael Boatwright, 28 vjeç, Dedrick Williams, 26 vjeç dhe Trayvon Newsome, 24 vjeç, u dënuan gjithashtu për grabitje të armatosur nga juria në gjykatën e qarkut Broëard në Fort Lauderdale të hënën.

Të tre u akuzuan për vrasje të shkallës së parë në lidhje me vdekjen e reperit kontrovers dhe përballen me një dënim të përjetshëm pas hekurave.

Një tjetër burrë, Robert Allen, u deklarua fajtor vitin e kaluar për vrasje të shkallës së dytë.

XXX Tentacion, emri i vërtetë i të cilit ishte Jahseh Onfroy, sapo kishte dalë nga Riva Motorsports me një shok, kur një SUV doli para tij dhe bllokoi BMË-në e tij.

Videoja e vëzhgimit tregoi dy persona të armatosur të maskuar duke dalë dhe duke u përballur me këngëtarin në dritaren e shoferit, dhe njëri e qëlloi atë në mënyrë të përsëritur.

Më pas ata morën një çantë Louis Vuitton që përmbante 50,000 dollarë në para të thata që XXX Tentacion sapo i kishte tërhequr nga banka, u kthyen në SUV dhe u larguan me shpejtësi. Shoku nuk u lëndua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco