Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Ç’ndodhi? Ish e dashura hedh në gjyq Bad Bunny dhe kërkon 40 milionë dollarë

Ç’ndodhi? Ish e dashura hedh në gjyq Bad Bunny dhe kërkon 40 milionë dollarë

13:04, 21/03/2023
A+ Aa A-

Ish e dashura e Bad Bunny-t, Carliz De La Cruz Hernández, ka hedhur në gjyq këngëtarin, sepse ky i fundit ka përdorur regjistrimin e zërit të saj në 2 këngë, pa lejen e Carliz.

Bëhet fjalë për “Pa Ti” (2016) dhe “Dos Mil 16” (2022).

Vajza thotë vargun “Bad Bunny, baby”.
 
Ajo ka nënshkruar padinë në gjykatën e Puerto Rico-s, me pretendimin se këngët janë super të shitura dhe se zëri i saj është përdorur nëpër materialet e promocionit, nëpër koncerte dhe nëpër platforma të ndryshme muzikore.
 
De La Cruz dhe Bad Bunny kanë dalë në vitin 2011 dhe në padinë e ngritur, ajo shprehet se artisti e ka regjistruar dhe përdorur zërin e saj në disa këngë të miksuara.

Sipas saj, një person e kontaktoi në emër të ish-partnerit, për t’i blerë të drejtën e përdorimit të frazës për 2,000 dollarë dhe ajo nuk pranoi.
 
Ajo u pyet sërish nga labeli i Bad Bunny-t, “Rimas Music” dhe sërish, e refuzoi kërkesën, duke mos e autorizuar kurrë përdorimin e zërit të saj nëpër këngët e këngatarit latin, ndaj, vendosi që ta zgjidhë çështjen përmes ligjit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco