Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Pse të duhet në jetë një grua e shenjës së Dashit

Pse të duhet në jetë një grua e shenjës së Dashit

12:51, 21/03/2023
A+ Aa A-

Ajo mund të mendojë se dashuria është e gjithë ekzistenca e saj, por duke qenë se është e përfshirë shumë në jetën e vet, nuk mendon se dashuria mund të jetë fillimi dhe fundi i jetës. Ajo mund ta jetojë jetën e vetme, pa një njeri pranë, më lehtë se çdo lloj grua tjetër që keni takuar.

Sigurisht, të jetosh e vetme, pa një partner në krah, nuk është e njëjta gjë si të jetosh pa romantizmin dhe dashurinë. Ajo gjithmonë do të ketë nevojë për heroin e ëndrrave të saj që t’i fitojë zemrën. Megjithatë, nëse nuk do që të ketë një partner vërdallë, ndoshta nuk do t'ia ndiejë shumë mungesën e tij. Mendon se çdo gjë që ai bën, ajo mund ta bëjë shumë herë më mirë.

Sipas saj, t’i bësh gjërat vetë është mënyra më e shpejtë për t’i realizuar ato. Vajza e udhëhequr nga Marsi, është e vendosur të marrë rolin udhëheqës, të jetë e para për të vepruar dhe kjo përfshin që të bëjë edhe lëvizjen e parë në një marrëdhënie dashurie. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në lidhje me lëvizjet që duhet të bëni me një vajzë të shenjës së Dashit. Ajo dëshiron të jetë lider në lidhjen e dashurisë. Para se ta mbërtheni nga beli dhe ta puthni, duhet të siguroheni që i keni fituar zemrën. Ndryshe, mund t’ju jap një goditje të fortë dhe të largohet si një sorkadhe e friksuar.

Një grua e tillë duhet të jetë krenare për ju, që t’ju dashurojë.

Ajo e vendos të dashurin në piedestal, duke pritur që ai të qëndrojë aty si një imazh i përsosmërisë. Refuzon që ai të shikojë, qoftë edhe këmbët e tij e aq më pak njerëzit e tjerë. Asnjëherë mos kritikoni të dashurin, bashkëshortin, ose fëmijët e një gruaje Dash, nëse nuk doni të njiheni me tërbimin e saj. Ajo është shumë e aftë për të qenë kërkuese, egoiste dhe e hidhur me fjalët, nëse ju i prishni planet shpresëdhënëse. Megjithatë, gjithashtu mund të jetë e butë, e devotshme dhe bashkëpunuese; gjithmonë ju vlerëson pozitivisht.

Vajza Dash kërkon me këmbëngulje lirinë absolute, si para dhe pas martesës. Duhet të keni besim absolut, kudo që shkon dhe në çdo gjë që bën, edhe pse ajo nuk do të ketë atë lloj besimi te ju. Kjo nuk është aq e keqe sa tingëllon, sepse kjo grua do jetë plotësisht besnike, pasi të bëhet e juaja.

Si një grua shtëpie, ajo mund të jetë shumë ndihmuese. Nuk do të jetë nga ato që do të preferojë të rrijë në shtëpi, sepse çdo shtëpi është shumë e vogël për energjinë e saj krijuese. Rrallë do ta dëgjoni të ankohet për sëmundjet apo lodhjen. Por kur të ketë dhimbje, do të presë nga ju shumë mirëkuptim dhe mbështetje.

Mbani pasionin dhe romancën gjallë në martesën, ose një grua e shenjës së Dashit do të jetë e pakënaqur. Dashi nuk humbet kohë duke u përpjekur të ndryshojë situatat e pakëndshme. Prandaj kjo mund të çojë në ndarje të nxituara ose në divorce impulsive.

Vajza Dash do t'ju ndihmojë të gjeni iluzionet e humbura dhe do të ketë një besim të madh në të gjitha ëndrrat tuaja. Ju nuk keni ndonjë ëndërr? Atëherë mund të merrni hua prej saj. Ka shumë për t’ju dhënë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco