KAFE SHQETO/ Gresa Gjocera sjell baladën 'E zbrazët', tashmë edhe me videoklip

12:32, 21/03/2023
A+ Aa A-

E njohur si këngëtare dhe prezantuese televizive, Gresa Gjocera ka filluar të këndojë që në moshë të vogël dhe në vitin 2004 shpallet fituese e kompeticionit “Poleposition “.

Një vit më pas bëhet pjesë e televizionit, si vokaliste në programin “Top Show”.

Pjesëmarrëse 3 herë në “Top Fest”, Gresa është nominuar për disa çmime. Për 6 vite ka qenë vokaliste e “Fever”, grup me të cilin ka kënduar në netët finale të “Kënga Magjike 2008”.

Edhe pse i ka munguar skenës së festivaleve, Gresa prej 18 vitesh këndon liveambientet e kryeqytetit dhe jo vetëm.

E ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto” Gresa ka prezantuar baladën e saj më të re të titulluar “E zbrazët’ e cila vjen e shoqëruar bashkë me një videoklip për publikun shqiptar.

Pjesë nga biseda:

Gresa Gjocera: "Është një material për të cilin e kemi punuar sërish me Endritin, por me një ndryshim që tekstin e bëmë bashkë.

Për pjesën e titullit dhe refrenit, pra materiali siç merret, merret vetëm muzika dhe ai ma solli bashkë me refrenit. Mora një frymëzim duke u bashkuar muzika bashkë me refrenin që unë pashë dhe krijova tekstin".

Flavio:Trendi më i fundit, si rasti i Shakirës psh që u bë këngëtarja më e pasur me një histori personale, a ka kënga jote ka ngjashmëri më këtë?

Gresa Gjocera: "Deri më tani nuk e kam personale, është thjesht frymëzim. Është nisur për të shkuar sërish në Festivalin e RTSH, por nuk është pranuar ashtu siç ka ndodhur me këngën “E imja dashuri’, por bëri mirë që nuk u pranua sepse kam përshtypjen që kështu do të ecë më shumë. Sepse është java e parë e këngës dhe ka ecur mjaft mirë".

Flavio: Duket sikur ti ke dy karriera njëherazi, edhe ‘live’ edhe atë të muzikës. Cilën prej tyre bën për qejfin tënd?

Gresa Gjocera: "E vërteta është se pjesa e ‘live’ e bej më me shumë qejf, ndërsa pjesa e këngëve nuk diskutohet që janë të miat, por besoj që tregu ndonjëherë ka nevojë që të ‘vishet’ më këngë të reja.

Flavio: A do të tentosh të konkurrosh për herë të tretë në RTSH?

Gresa Gjocera: "Po sigurisht! Përse duhet të heqim dorë? Pasi të tentoj sërish për RTSH do të bëj një këngë me videoklip akoma më të bukur".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco