Vedati publikon sondazhin e natës finale të 'BBVK'/ Ja çfarë mendon ai për fitoren e Stresit

Vedati publikon sondazhin e natës finale të 'BBVK'/ Ja çfarë mendon ai për fitoren e Stresit

09:54, 21/03/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e djeshme, aktori i humorit, Vedat Bajrami, nuk iu bashkua spektaklit “ Post Big Brother VIP Kosova”, si të gjithë ish-banorët e tjerë.

Arsyeja? Shumë e thjeshtë! Vedati mendon se ai duhet të ishte fituesi dhe jo Stresi.

Pasi prezantuesja, Elita Rudi njoftoi se ai e kishte refuzuar ftesën pa dhënë arsye, ka qenë Bajrami ai që ka reaguar në rrjetet sociale.

Ai reagoi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke publikuar fillimisht në InstaStory një sondazh i cili ishte hapur në faqen zyrtare të Klan Kosova në Facebook, në javën finale të BBVK.

Image

Sondazhi në fjalë e kishe nxjerrë Vedatin fitues me 40% epërsi ndërsa Stresi (i cili u zgjodh fitues), rezultonte i katërti në renditje, me Xhulin dhe Artanin që kishin më shumë vota se ai.

“I popullit jam dhe do mbetem gjithmonë në zemrat e tyre”, ka shkruar aktori Bajrami në InstaStory.

Në finalen e madhe të BBVK, pas Stresit dhe Vedatit, e treta në renditje ishte Xhuli, pasuar nga Artan Thaqi dhe e pesta, këngëtarja Mbresa Hajrullahu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco