Vdes kitaristi i Hawkwind, Mick Slattery

Vdes kitaristi i Hawkwind, Mick Slattery

14:34, 20/03/2023
A+ Aa A-

Kitaristi i “Hawkwind”, Mick Slattery, ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Anëtari themelues i grupit legjendar të rokut ndërroi jetë në shtëpi më 17 mars pas një sëmundjeje të shkurtër.

Shoku i grupit të Slattery, Dave Brock i cili bashkëthemeloi grupin, fillimisht të quajtur Group X, në vitin 1969,ndau lajmin me një postim prekës në Facebook.

Ai nuk specifikoi sëmundjen nga e cila vuante Slattery.

Slattery dhe Brock formuan “Hawkwind” në Ladbroke Grove, Londër, duke përfshirë basistin John Harrison, bateristin Terry Ollis dhe tastieristin, Michael ‘Dik Mik’ Davies.

Ata njihen më së shumti për këngën e tyre “Silver Machine”, e cila u bë një këngë hit në Mbretërinë e Bashkuar në 1972.

“Hawkwind” ka pasur një listë vazhdimisht rrotulluese të anëtarëve të grupit, me 42 muzikantë që shfaqen si pjesë e formacionit në pesë dekada që nga formimi i tij.

Vdekja e Slattery i ka lënë të pikëlluar të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco