'Hallall për këtë edicion njerëzor', Fifi flet për BB VIP Kosova dhe thumbon Top Channel

'Hallall për këtë edicion njerëzor', Fifi flet për BB VIP Kosova dhe thumbon Top Channel

20:51, 19/03/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e 17 marsit përfundoi edicioni i parë i “Big Brother Vip Kosova”, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Pas fitores së tij reagimet kanë qenë të shumta dhe një i tillë nuk ka munguar as nga Filloreta Raçi-Fifi. Këngëtarja ka përgëzuar gjithë produksionin për realizimin e një ‘reality show’ të këtij lloj formati.

“Stresi ia dole vëlla”, shkroi fillimisht ajo. “Big Brother VIP Kosova” hallall për këtë edicion njerëzor, hallall. Me shumë kujdes ruajtët edhe imazhet e këtyre personazheve”, shtoi Fifi. 

Ky reagim i artistes mori një vëmendje të veçantë dhe po komentohet si një thumb për produksionin e “BBV Albania”, ku pjesëmarrëse edicionin e parë ishte vetë Fifi.

Këngëtarja pas eksperiencës së saj, të cilën e la në gjysmë ka pasur disa mosmarrveshje me produksionin e reality-show-t. Më herët ajo reagoi për promon e BBVA2, të publikuar nga “Top Channel”, ku produksioni kishte përfshirë edhe momentin kur asaj i kishte rënë të fikët. Asokohe Fifi u shpreh ashpër duke thënë se “Top Channel”, po i shkatërron jetën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco