Mes lotësh, Georgina Rodriguez pranon se pësoi tri aborte para vdekjes tragjike të djalit të saj

Mes lotësh, Georgina Rodriguez pranon se pësoi tri aborte para vdekjes tragjike të djalit të saj

17:50, 19/03/2023
A+ Aa A-

Georgina Rodriguez zbulon se pësoi tri aborte p,ara humbjes së djalit të saj, Angel, gjatë lindjes.

E dashura e Cristiano Ronaldos, 29-vjeçe, raportohet se në sezonin e dytë të dokumentarit të saj në Netflix, ka bërë pranimin rrëqethës gjatë episodit të parë të “I am Georgina”, sipas faqes spanjolle të lajmeve El Espanol.

Çifti zbuloi në prill të vitit të kaluar se ndërsa prisnin binjakë, vetëm vajza e tyre Bella Esmerelda mbijetoi, ndërsa djali tjetër vdiq, shkruan DailyMail.

Sipas gazetës ajo thotë: “Kisha shumë frikë në çdo ultratinguj [para lindjes së binjakëve të saj] ndihesha shumë e tensionuar sepse kisha pasur tri aborte të mëparshme dhe kthehesha në shtëpi copë-copë”.

Ajo gjithashtu thuhet se do të zbulojë se nuk iu tha menjëherë fëmijëve të saj se djali Angel nuk mbijetoi dhe u tha atyre se do të lindte më vonë se motra e tij.

“Meqë ende e kisha bark, u thashë se Angel do të priste akoma pak për të lindur”, tregon ajo.

“Derisa Cristiano u tha atyre se Angel ishte në parajsë. Kjo ishte një dozë realiteti”, thuhet se ka pranuar Georgina.

Ajo ka vajzën Alana, tre vjeçe, me Ronaldon, ndërsa ylli i Manchester United ka edhe djalin Cristiano Jr, 11 vjeç dhe binjakët Eva dhe Mateo, katër vjeç secili.

Georgina do të tregojë agoninë e saj të dëshpërimit në sezonin e ri të dokumentarit, që do të publikohet më 24 mars.

Bukuroshja me origjinë argjentinase pranon, teksa në ekran shfaqet një fotografi e saj ku shihet në shtratin e spitalit me vajzën Bella Esmeralda në gjoks: “Jeta është e vështirë, jeta vazhdon. Unë kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e fortë”.

Duke lavdëruar partnerin e saj futbollist që e ndihmoi të kalonte periudhën më të errët në jetën e tyre së bashku, ajo shton: “Cristiano me të vërtetë më inkurajoi të vazhdoj me axhendën time. Ai tha: ‘Gio, vazhdo jetën tënde, do të bëhet mirë’”.

Ajo vazhdon duke thënë: “Prioriteti im për momentin është familja dhe fëmijët e mi. Jam shumë e lumtur dhe falënderuese”. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco