'Nuk jam në Tiranë'/ Fituesi i BB Kanada përgënjeshtron Top Channel. Uron Luizin!

20:47, 18/03/2023
A+ Aa A-

Kevin Jacobs është fituesi i Big Brother VIP Canada, i cili së fundmi po përmendet shumë në Shqipëri. Kjo për shkak se Luizi zbuloi se e kishte huazuar nga ai strategjinë për të futur në nominim veten me Kristin dhe Armaldon. Këtë gjë e ka marrë vesh edhe vetë Jacobs që në rrjetet e tij sociale po mbështet hapur Luizin.

Pak ditë pasi Jacobs u bë i njohur edhe në Shqipëri, Top Channel nxitoi duke njoftuar se fituesi i Big Brother Canada do të vinte në Shqipëri dhe do të intervistohej ekskluzivisht. 

Mirëpo, Kevin Jacobs e mohon një gjë të tillë. 

Gjatë një komunikimi live në TikTok me Balina Bodinakun dhe disa ish-fitues të Big Brother Albania ndër vite, ai përgënjeshtron Top Channel. Jacobs thekson se në adresën e tij personale kanë mbërritur mesazhe nga 40-50 gazetarë të Top Channel të cilët duan t'i marrin intervistë. 

Por përgjigjja e tij është refuzuese, duke preferuar që të mos ndikojë lojën e konkurrentëve. 

Ai shpreh mbështjen për Luizin dhe i uron atij fitoren. 

Komunikimi në TikTok

Kevin Jacobs: Di një pjesë të gjërave për Luizin. Kam lexuar në google aq sa më ka ndihmuar përkthimi dhe di që është një diplomat, jurist. Ka shumë mbështetje dhe kjo është e jashtëzakonshme. Jam i lumtur ta shoh këtë. 

Balina Bodinaku: A do ta takoni Luizin pasi Big Brother të mbarojë?
Kevin Jacobs: Kur ai të fitojë dua që ai të kënaqet dhe ta shijojë atë gjë. unë e di që javët e para je i mbytur nga ngjarjet. Ato 2-3 javët e para le t'i shijojë. Nëse për një muaj nuk do të më ketë kontaktuar, unë do t'i dërgoj një mesazh. 

Pyetje: A të ka kontaktuar Top Channel?
Kevin Jacobs: Kam 40-50 thirrje nga gazetarët e Top Channel, më kanë kontaktuar. Të gjithë ata thonë që kanë emisionin më të ndjekur në Top Channel, por nuk e di realisht se kush e ka më të ndjekurin. Nuk planifikoj të bëj ndonjë opozitë këto kohë sepse nuk dua që të ngatërrohem me atë që po ndodh atje. 

Pyetje: Nëse do të bëhej një Big Brother botëror, a do të futeshe aty?
Kevin Jacobs: Nuk do të kishte një Big Brother botëror pa mua aty brenda. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco