Luizin e njoftojnë fansat përmes dronit për përkrahjen që po i jep fituesi i Big Brother në Kanada

Luizin e njoftojnë fansat përmes dronit për përkrahjen që po i jep fituesi i Big Brother në Kanada

17:56, 16/03/2023
A+ Aa A-

Këngëtari shkodran, Luiz Ejlli po mahnit të gjithë me lojën e tij në Big Brother VIP Albania.

Por, buja e tij e madhe ka arritur edhe përtej kufijve, kjo pasi fituesi i Big Brother në Kanada, Kevin Jacobs ka dëgjuar për këngëtarin shqiptar.

Luizi në disa raste ka treguar se pikërisht kanadezi është inspirimi i tij në rrugëtimin në shtëpinë e famshme të BBVA.

Ditën e djeshme, kanadezi Jacobs ka folur publikisht për Luizi duke treguar se ka dëgjuar për të dhe se fansat e artistit shqiptar ia ka treguar bëmat e tij në Big Brother VIP Albania.

“Një duartrokitje për këtë ikonë dhe fansat e tij të mrekullueshëm. Luiz Ejlli është duke dominuar në Big Brother VIP dhe ju dërgoj dashurinë time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs në InstaStory.

Ndërkohë, sot (e enjte) fansat e Luizit kanë dërguar një tjetër dron në shtëpinë e famshme për t’i treguar se kanadezi po e përkrah bashkangjitur me fotografi të të dyve dhe një mesazh.

“Team Luiz dhe fituesi i Big Brother Kanada janë me ty”, shkruhej në dronin e dërguar për Ejllin.

Image

@bigbrotheral2 #luizejlli ♬ original sound - BBV Viral

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco