Do të festonte sot ditëlindjen, si e kujtuan familjarët Hueyda El Saied

Do të festonte sot ditëlindjen, si e kujtuan familjarët Hueyda El Saied

17:31, 16/03/2023
A+ Aa A-

Artisja e ndjerë Hueyda El Sayed, e cila u nda nga jeta rreth dy vite më parë, do të festonte sot 48-vjetorin e lindjes. Ajo ndërroi jetë pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë të kancerit të gjirit.

Me rastin e ditës së saj të lindjes, në parkun e Liqenit në Tiranë, u mboll një pemë dhe në një stol pranë saj u vendos mbishkrimi: “Hueyda El Sayed buzëqeshja e Shqipërisë, artistja e bukur përgjithmonë në zemrat tona”.

Të pranishëm në organizim ishin të afërm, miq dhe dashamirës, të cilët e deshën Hueyda El Sayed për artisten dhe njeriun që ajo ishte. Humbja e saj erdhi e papritur për botën e artit pasi ajo zgjodhi që betejën me sëmundjen ta kalonte në heshtje pranë njerëzve të saj të zemrës, pa e ndarë me publikun.

Kujtojmë që më herët për herë të parë në “S’e Luan Topi” u transmetua deklarata e Hueyda El Saied , gjatë kohës që ishte e shtruar në spital.

“Jam pacientja e dhomës 271. E shtruar prej disa javësh pas rëndimit të kancerit tim të trefishtë negativ të gjirit, me të cilin po luftoj prej më shumë se një viti. Kohët e fundit kam kuptuar se nuk jam vetëm në luftë dhe se çdo sukses ka qenë punë e ekipi. E kam fjalët sigurisht për personelin infermierët mjekët burrat dhe gratë përfshihen të gjithë. Kam zbuluar këtu njerëz të jashtëzakonshëm, profesionistë të përkushtuar aq sa më mungojnë fjalët.

Kjo është arsyeja pse i detyrohem. Kështu, duke qenë se jam piktore më lindi i deja të krijoj një pikturë kolektive në të cilën do të merrnin pjesë të gjithë. Dhe të gjithë ranë dakord të pikturojnë në këtë pikturë të quajtur “Rilindja”. Secili nga ana tjetër pikturuan një pjesë të kësaj luftëtareje shumëngjyrëshe dhe ka qenë një goditje me penel kundër sëmundjes”, ka deklaruar Hueyda El Saied në ditët e fundit të jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco