Kush është i radhës që do të përjashtohet? Mbërrin një tjetër Zarf i Zi, shokohen banorët

Kush është i radhës që do të përjashtohet? Mbërrin një tjetër Zarf i Zi, shokohen banorët

16:42, 14/03/2023
A+ Aa A-

Banorët e Big Brother VIP gjatë këtij sezoni i kanë thyer shumë shpesh rregullat e lojës dhe nuk kanë munguar as përjashtimet me zarf të zi.

Tani është bërë zakon që ditën e prime nga produksioni vjen një zarf i zi dhe kështu ka ndodhur edhe sot.

Pak çaste më parë Antoneta doli nga dhoma e rrëfimit me një zarf të zi dhe u tha banorëve që do hapet sonte në prime.

Menjëherë banorët janë frikësuar për përmbajtjen e tij dhe kanë nisur hamendësimet për ndëshkimin.

Olta tha se është e sigurtë që bëhet fjalë për ndonjë ndëshkim për atë dhe Qetsorin pasi ata dy kanë folur për nominimet.

Gjithashtu edhe Jori tha se mund të jetë për atë dhe se nuk mërzitej po ta përjashtonin, ndërsa Luizi pasi u pyet nga Olta nëse ka folur për nominime tha se nuk kishte folur aspak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco