VIDEO/ Vdiq ndërsa këndonte në skenë, zbulohet ku ka qenë para tragjedisë reperi Costa Titch

VIDEO/ Vdiq ndërsa këndonte në skenë, zbulohet ku ka qenë para tragjedisë reperi Costa Titch

16:03, 14/03/2023
A+ Aa A-

Reperi i njohur Costa Titch, i cili ra në skenë në një festival muzikor e më pas ndërroi jetë, tronditi jo pak botën e artit e muzikës.

Ndërkohë, mediat e huaja kanë publikuar pamjet e fundit gjallë të tij, para se të binte pa ndjenja e të humbte jetën në koncert, para qindra fansave të tij.

Costa Titch ra në skenë gjatë koncertit të mbajtur në kryeqytetin e Afrikës së Jugut, Johannesburg, më pas u ngrit nga një person pranë tij dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht vdiq rreth dy orë më vonë.

Familja e Costa Titch ndau në llogaritë e tyre në rrjetet sociale:

‘Dhimbja për ne është e madhe. Ne u jemi mirënjohës ekipeve të reagimit të urgjencës dhe të gjithë atyre që ishin të pranishëm në orët e tij të fundit.’

Mësohet se para koncertit ai ka qenë në hotelin ku po qëndronte me grupin, ndërsa nuk është parë askund tjetër para se të niste performancën e tij. Paraprakisht, dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco