'A e ke dëgjuar këngën që të ka dedikuar Shakira?' Pique befason me përgjigjen e tij

'A e ke dëgjuar këngën që të ka dedikuar Shakira?' Pique befason me përgjigjen e tij

15:46, 14/03/2023
A+ Aa A-

E ka dëgjuar e gjithë bota, mos ta kishte dëgjuar Pique! Po flasim për këngën e Shakirës me Bizarrap të titulluar ‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53’.

Këngëtarja kolumbiane disa javë më parë publikoi këngën e lartpërmendur në bashkëpunim me Bzrp dhe hiti i tyre përfshinte disa referenca për ish-qendërmbrojtësin e Barcelonës, pas ndarjes së çiftit vitin e kaluar.

Së fundmi në një dalje të tij, ish-futbollisti është pyetur pikërisht në lidhje me këtë dedikim për të.

“Po, padyshim [e kam dëgjuar]”, tha Pique gjatë një interviste me RAC1.“Nuk dua të flas për këtë, nuk mendoj se duhet të flas për të”.

Pas një heshtjeje të gjatë dhe të vështirë, Pique theksoi se gjithçka që dëshiron është që fëmijët e tij të jenë të lumtur.

“Unë nuk dua të flas për këtë,” vuri në dukje ai. “Ne kemi një përgjegjësi, ne që jemi prindër duhet të mbrojmë fëmijët tanë. Secili merr vendimet e veta. Nuk kam dëshirë të flas më, dua që fëmijët e mi të jenë mirë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco