Megan Fox i jep fund lidhjes me Machine Gun Kelly?!

Megan Fox i jep fund lidhjes me Machine Gun Kelly?!

14:46, 14/03/2023
A+ Aa A-

Megan Fox është shfaqur pa unazën e saj të fejesës gjatë festës së “Oscars Vanity Fair” mes dramës së marrëdhënies së saj me Machine Gun Kelly.

Aktorja pozoi për disa minuta në festën e Oscars Vanity Fair të dielën mbrëma në Los Angeles.

36- vjeçarja i mahniti të gjithë me një fustan të zi, të ngushtë dhe të hapur në pjesën e dekoltesë, te kombinuar me një varëse dhe unazë diamanti.

Burimet për “Page Six” tregojnë se aktorja k kaluar goxha mirë në festë duke pirë dhe kërcyer pafund.

“Ajo po qëndronte pranë aktorit të “Black Adam”, Noah Centineo, menaxherit të sah Chuck James, plus tre mikesha”.

Image

“Ajo po kalonte shumë kohë duke folur me Centineo,” vuri në dukje burimi.

 Fox nuk e kishte vendosur unazën e fejesës me gurin e smeraldit dhe diamantit, që MGK i propozoi në janar 2022.

Image

Ylli i “Jennifer’s Body” nxiti thashetheme se ata janë ndarë në shkurt të këtij viti kur ajofshiu të gjitha fotot e saj me muzikantin në mediat sociale dhe gjithashtu e bëri unfollow atë.

Më vonë atë muaj, një burim i tha ekskluzivisht Page Six se Fox dhe MGK po përpiqeshin t’i zgjidhnin gjërat me ndihmën e disa terapive në çift.

“Ata janë duke folur me një terapist çiftesh çdo ditë përmes Zoom,” tha burimi i brendshëm. “Megan mendon se ata duhet t’i japin një mundësi njëri-tjetrit përpara se të marrin ndonjë vendim të përhershëm.”

“Ata janë ndarë, por Megan po sheh se ku janë. Ajo dëshiron të shohë se çfarë mund të shpëtojnë”, tha një burim për Page Six në atë kohë, duke shtuar se MGK “me të vërtetë dëshiron të regullojë gabimet e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco