'Babi im ka patur në klasë Azem Galicën', gafa e Xhulit të 'BBVK' mbush rrjetin

'Babi im ka patur në klasë Azem Galicën', gafa e Xhulit të 'BBVK' mbush rrjetin

11:41, 09/03/2023
A+ Aa A-

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Xhuliana Nura ka “lëshuar një perlë”, teksa ka thënë se babai i saj ka pasur në klasë Azem Galicën.Ajo ka treguar se i njihte mirë rëndësinë e “odave”, pasi kishte një familje patriarkale.

“E di prej babit, se babi e ka pasë në klasë burrin e Shotës, Azemin”, ka thënë Xhuli.

Pas kësaj, ishte Stresi ai i cili kthehet dhe e pyet Xhulin sa vjeç i ka babai i saj.“Babi i ka 64 vjeç”, ka thënë Xhuli, duke dëshmuar kështu me një llogari të thjeshtë se babai i saj ka lindur në vitin 1959.

Por Azem Galica, ka lindur në vitin 1889 dhe ka vdekur më 15 korrik të vitit 1924.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco