Ndahet nga jeta aktori i njohur hollivudian

Ndahet nga jeta aktori i njohur hollivudian

22:30, 19/02/2023
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i njohur i serialit policor “Law and Order”, Richard Belzer.

Belzer ishte një figurë ikonë e serialit Law and Order. Ai ishte më i njohur për rolin e tij si Detektiv John Mantz, të cilin e luajti për më shumë se 10 vjet.

Aktori vdiq në shtëpinë e tij në orët e para të së dielës në Bozouls në Francën jugperëndimore.

Belzer ka lindur në Bridgeport, Connecticut, dhe filloi të performonte si një komedian duke u përpjekur të bënte të qeshë nënën e tij.

Para se të fillonte karrierën e tij në Hollywood, Belzer kishte punuar në punë të ndryshme, duke përfshirë si reporter për gazetën Bridgeport Post dhe si regjisor.

Në jetën e tij personale, ai ishte një adhurues i teorive të konspiracionit, dhe ka shkruar katër libra të ndryshëm për bindjet e tij.

Ai u martua tre herë në jetën e tij. Belzer mposhti kancerin, i cili e kishte lënë me probleme të ndryshme shëndetësore.

Ai u tërhoq nga aktrimi në vitin 2016 dhe vitet e fundit të jetës i kaloi në jug të Francës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco