Kiara e injoron, habitet Luizi: Kaq i padukshëm të dukem?

Kiara e injoron, habitet Luizi: Kaq i padukshëm të dukem?

12:40, 17/02/2023
A+ Aa A-

Mëngjesi i sotëm nisi jo mirë për çiftin Kiara-Luiz.

Moderatorja, u zgjua nga gjumi, shkoi në tualet e më pas u largua sërish në dhomën e gjumit. Edhe pse aty pranë ishte Luizi, ajo nuk tentoi as t’i fliste, madje as një ‘mirmëngjesi’ nuk i tha. Ky veprim e habiti shumë Luizin.

‘Do shtrihem prapë’- i thotë Kiara, Valbonës.

‘A kaq i padukshëm të dukem sa as mirmëngjesi nuk më thu? Ç’pati mo?’-reagon Luizi, duke e parë gjatë gjithë kohës Kiarën e cila largohet.

Mërzia e Kiarës nisi që një natë më parë në dhomën e gjumit. Ajo nuk e lejoi Luizin që të shtrihej pranë saj, duke i thënë vetëm

‘Nuk e kupton se çfarë kam? Ti çohesh ikën.’-i tha mbrëmë Luizit.

Nuk dihet se si do të vijojë raporti mes tyre, e nëse do jetë sërish Luizi ai që do i shkojë pas për të rregulluar marrëdhënien.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco