Kosova sot 15 vjet Shtet, Rita Ora uron e para nga yjet shqiptarë në botë

Kosova sot 15 vjet Shtet, Rita Ora uron e para nga yjet shqiptarë në botë

11:19, 17/02/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka uruar Kosovën për 15-vjetorin e Pavarësisë. Ajo ka ndarë në rrjetin social ‘Instagram’ videomesazhin ku uron për këtë ditë të veçantë.

‘Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë. Gjithmonë do jesh e përfaqësuar.’– shkruhet përkrah fotos.

Image

Ndërsa videomesazhi i bërë për publikun është i veçantë pasi nis me këngën që Rita ka bërë në Kosovë.

‘Rita po vjen, Rita po vjen’-nis video-mesazhi. Këngëtarja shqiptare shprehet falënderuese për gjithë këto vite mbështetje që ka marrë nga Kosova dhe qytetarët e saj duke shtuar se fjalët për vendlindjen e saj nuk kanë fund.

“Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë. Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, dëgjohet të thotë Rita në video.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco