Akuza për manipulim dhe shfrytëzim për lojë, Olta dhe Dea flasin hapur

Akuza për manipulim dhe shfrytëzim për lojë, Olta dhe Dea flasin hapur

10:47, 09/02/2023
A+ Aa A-

Një debat mes Deas dhe Oltës nisi pas Prime-it të mbrëmshëm kur Deas iu duke e habitshme që aktorja qau aq shumë për Amosin. Sipas saj ajo nuk kishte qarë për gjëra më të mëdha dhe situata e Amosit iu duk e tepërt. Dea ishte aq serioze në debatin e saj, saqë arriti ta pyeste Oltën nëse ishte skuadër me Luizin, pasi sapo zihet me të, sërish fillon edhe qesh. Diskutimi u mbyll aty, për t’u hapur përsëri sot, ku Olta dhe Dean nisën të flisnin në prani edhe të banorëve të tjerë, të cilët gjithashtu dhanë opinionet e tyre.

Dea: Kam qenë e ngarkuar dje dhe realisht mu duk sikur gjatë kohës që të thoja që nuk kam folur me të, sikur ti nuk je shqetësuar fare. Kur qave, thashë pse po qan kaq shumë, sepse mu duk sikur e ke injoruar. Mund të duket sikur e kam përdorur Amosin, por nuk e shpjegoj dot si ndihem.

Olta: Ai ta ka thënë si akuzë aty jashtë, e kishte si pikëpyetje. Ku e ke parë indiferencën time me Amosin, sepse ne kemi qëndruar shumë bashkë, e kam pyetur shumë herë për ju.

Dea: Doja ti riktheje pak humorin. Ty thjesht të duhej një njeri në lojë.

Olta: Unë me Amosin kam pasur vetëm marrëdhënie shoqërore këtu, i kam thënë disa herë “jam me ty, kujt do që ti biem”.

Kiara: Pse më duke se po e shrytëzon këtë moment për lojë, sepse këto pyetje të lindën kur jeni të treja në nominim. Ju flisni gjithë kohës, në momentin që ke një pikëpyetje ia thua.

Armaldo: Të thuash për Oltën që ato lotë ishin lotë krokodili, jam shumë i befasuar.

Dea: Mua më erdhi ky dyshim, sepse pasi qave, pak minuta më vonë, Luizi filloi të thoshte që është i lumtur. Ajo që nuk mu lidh mua që 10 minuta pasi qave ishe me Luizin duke qeshur.

Olta: Ti e përdore Amosin për lojë. Te dasma, ai nuk erdhi për shkakun tënd. Ti nuk e mbrojte as në Prime, kur ai doli keq. Unë nuk të thashë gjë, u tërhoqa.

Dea: Amosin nuk e kam përdorur. Të kërkoj ndjesë për të qarën. Kam parë aleancat e tua me Luizin. Kam kuptuar që shumë gjëra që ti i bën që duken miqësore dhe afrimiteti, janë manipulime.

Luizi: Ti je këtu falë atij. Nëse ai nuk do të të kishte puthur te dushi, do jshe jashtë tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco