Sanremo 2023! Blanco thyen heshtjen: 'Ariston, ti më mësove të vrapoja, por unë rashë'

Sanremo 2023! Blanco thyen heshtjen: 'Ariston, ti më mësove të vrapoja, por unë rashë'

15:46, 08/02/2023
A+ Aa A-

Rrallëherë ndodh që vëmendja e audiencës së Festivalit të Sanremos të zhvendoset nga konkurrenca te një i ftuar, por kjo është pikërisht ajo që i ndodhi Blanco-s gjatë transmetimit kryesor në Rai1 më 7 shkurt, ku, për shkak të një problemi teknik të lidhur me performancën e tij ai shkatërroi skenën e festivalit.

Image

Këngëtari i ri nga Brescia zgjodhi të reagojë mjaft keq duke shkatërruar skenografinë që i kishin ngritur.

Polemikat u ngritën menjëherë dhe ndarja e qartë mes atyre që e falin për shkak të moshës së tij, pasi  Blanco është 20 vjeç - dhe atyre që e konsiderojnë mosbindjen e tij shumë serioze.

“Blanco më telefonoi, i erdhi shumë keq, i kërkon falje Festivalit dhe të gjithëve. Ai e kishte gabim. Nuk dua ta justifikoj, por ndoshta në moshën 19-20 ju bëni gjëra që nuk dëshironi t'i bëni. I pranoj faljet me qetësi”, -ka thënë Amadeus.

Image

Megjithatë, në një postim të bërë ditën e sotme në profilin e tij zyrtar të Instagramit Blanco ju ka kërkuar ndjesë të gjithë fansave të tij duke u shprehur se nuk dëshronte që diçka e tillë të ndodhte.

Deklarata e plotë:

Lulet bien, lulet thyhen, perdja bie, Ariston. Të kam përlotur si nëna ime. Më ke parë të brishtë si fëmijë. Dhe këtu, pikërisht këtu ku më mësove të vrapoja, rashë. Theva fytyrën dhe po qaj Ariston. Por pastaj… qesh. Sepse nuk jam aq perfekt sa doje ti, por më në fund jam vetvetja. Të dua, Ariston. Me gjithë çmendurinë time”, shkruan Blanco duke i shtuar si mbishkrim “Qytetit të Luleve” faljen e tij.

Për atë që ndodhi në skenë do të flitet gjatë, duke qenë se polemikat në Sanremo kanë një pasojë të rëndë, por e dimë me siguri që ky episod nuk do të rrezikojë karrierën e një prej artistëve të rinj më premtues të muzikës sonë.

Klea Sula/ syri.net

Image

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco