Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Ofendoi rëndë Kiarën, shoqja e ngushtë e moderatores reagon ndaj Amos Zaharias

Ofendoi rëndë Kiarën, shoqja e ngushtë e moderatores reagon ndaj Amos Zaharias

17:27, 07/02/2023
A+ Aa A-

Shoqja e ngushtë e Kiara Titos, Liesa Haxhiasllani, ka reaguar së fundmi ndaj ofendimit të rëndë që aktori Amos Zaharia bëri ndaj moderatores.

Në përfundim të një debati me Luizin, Amosi e cilësoi Kiarën si “p*tana”, gjë që ka sjellë shumë reagime në rrjet.

“Kjo është qytetaria? Ky është fjalori që duhet të përdoret nga një “artist” që pretendon të jetë shembull? Kio është “elita”? Pa fjalë…”-shkruan Liesa, shoqja e Kiarës” në Instastory.

Image

Që prej hyrjes në “Big Brother Vip”, Amos Zaharia ka ngritur gjithnjë zërin kundër ofendimeve dhe kërcënimeve, sidomos nga “artistët” si ai.

Vetëm pak ditë më parë në debatin me Armaldon, Amosi e cilësoi atë si një “njeri të artit” që nuk i lejohen ofendimet dhe gjestet, sipas tij të ulëta.

Por Amosi harron kërcënimet që i kamuflon si “shaka” për të qeshur, që ka bërë gjatë këtyre javëve me “djegie me benzinë” apo “ta lidh, ta zhvesh në mal”.

Çfarë deklaroi Amosi në debatin me Armaldon, për “elitën” dhe “artistët”?

“Deri ku mund të shkojë njeriu, vetëm për të fituar një lojë. Dhe sa e rëndësishme është kjo lojë, kur t’i përfaqëson një elitë? Ai shkeli dinjitetin e tij, pasi ai veprim nuk mund të bëhet përpara të gjithë njerëzve. Ka shumë gjëra që na diferencojnë nga kafshët. Në ato kushte, unë nuk do ta bëja kurrë. Luizi ka treguar se nuk ka këllqe. Ai të bëjë çfarë të bëjë, por Armaldo është njeri i arteve”-shprehej Amosi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco